Lexoni edhe:
Osmani e takon Milatovicin në Zvicër: Folëm për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes
Kombëtarja e Argjentinës ka fituar me lehtësi 4-1 ndaj Guatemalës në miqësoren përgatitore para nisjes së Copa America më vonë këtë muaj. Ekipi i Lionel Scalonit po tregon formë të lartë para nisjes së Copa America, pasi ka triumfuar pa shumë vështirësi ndaj Guatemalës në ndeshjen e zhvilluar në ‘FedEx Field’ të Marylandit, transmeton "Kosova Sot Online".
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe me më shumë raste nga Argjentina, e cila shënoi edhe dy gola.
Megjithatë, goli i parë u shënua nga Guatemala, e cila kaloi në epërsi pas një autogoli të Lisandro Martinez (4’), por pastaj doli në skenë dyshja Lionel Messi-Lautaro Martinez.
Ylli i Inter Miamit shënoi fillimisht në minutën e 12-të për 1-1, ndërsa Lautaro në minutën e 39-të shënoi për epërsinë 2-1.
Në pjesën e dytë, Argjentina ishte dukshëm më e mirë, duke mbajtur ritmin, menaxhuar lojën dhe shënuar edhe dy gola tjerë.
Goli i tretë erdhi pas një asistimit të Messit për Lautaron (66’), i cili shënoi për epërsinë 3-1, ndërsa Messi shënoi në minutën e 77-të një gol të bukur për rezultatin përfundimtar 4-1.
(Kosova Sot Online )