Ylli i Barcelonës nuke duron presionin,po e planifikon pensionimin e hershëm

  • 17 June 2024 - 11:34
Ylli i Barcelonës nuke duron presionin,po  e planifikon  pensionimin e hershëm

Ylli i Barcelonës dhe Brazilit, Raphinha e përmbylli sezonin mirë, duke arritur numra dyshifror të golave për sezonin e dytë radhazi. Mirëpo, pavarësisht sukseseve, ai kaloi një fazë ku mendonte ta linte pas karrierën e tij. 27-vjeçari momentalisht është i grumbulluar me Brazilin para “Copa America”, transmeton "Kosova Sot Online".

Pasi kaloi nga Leeds në Barcelonë për 58 milionë euro, Raphinha e pati të vështirë të adaptohet me trajnerin Xavi, i cili e preferonte Dembelen para tij.

Këtë sezon, ai u desh të luante në anën e majtë, pasi Lamine Yamal luante në të djathtë.

“Së fundmi mendova ta lë futbollin shkaku i problemeve personale dhe profesionale. Mendova të dorëzohem, të lë futbollin, sepse nuk kisha nevojë të kaloja në probleme mentale dhe vështirësi e sulme që vinin nga mediat dhe tifozët”, shpjegoi ai për “Marca”. Presioni te Barcelona duket se po ndikon shumë te ata që nuk mund t’i përballojnë sulmeve të mediave. Trajneri i larguar, Xavi Hernandez konfirmoi se puna në Barcelonë është e vështirë dhe nuk të sjellë kënaqësi. 

(Kosova Sot Online )