Sergio Ramos ka vendosur të largohet nga Sevilla pas një sezoni

  • 17 June 2024 - 13:52
Sergio Ramos ka vendosur të largohet nga Sevilla  pas një sezoni

Veterani i Sevillas, Sergio Ramos nuk do të jetë pjesë e klubit për sezonin e ardhshëm.37-vjeçari do të jetë përsëri në treg si transferim i lirë, gjersa tash pritet që të largohet nga Europa, transmeton "Kosova Sot Online".

Ramos kishte nënshkruar me Sevillan, një ditë pasi ishte mbyllur afati kalimtar veror i vitit të kaluar, duke u rikthyer në klub pas 18 vitesh të kaluara larg tij.

Rikthimi i tij ishte kontrovers për tifozët, mirëpo me paraqitjet e tij arriti të fitojë përsëri zemrat e përkrahësve të Sevillas. Ramos do të flasë publikisht për vendimin e tij të martën me fillim nga ora 11:00.

Mbrojtësi spanjoll ishte një faktor kyç në shpëtimin e Sevillas në luftën për mbijetesë, derisa edhe kishte shënuar shtatë gola në 34 ndeshje. Duket se Ramos ende s’ka vendosur të pensionohet, me qendërmbrojtësin që është i lidhur me një transferim tek San Diego FC në MLS.

(Kosova Sot Online )