Lexoni edhe:
Ylli i Barcelonës nuke duron presionin,po e planifikon pensionimin e hershëm
Mario Mitaj doli sot në konferencën për shtypin para ndeshjes Shqipëri-Kroaci – të mërkurën (15:00) në Hamburg – dueli i dytë i kuqezinjve në grupin B të Euro 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".
Mitaj zgjodhi heroin e tij në ndeshjen vendimtare ndaj Kroacisë.
“Besoj se në përgjithësi të gjithë ne mund të luftojmë për të luajtur sa më mirë me Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja me cilësitë e tij dhe Asani me goditjet e tij. Të luajmë sa më mirë dhe ta çojmë Kombëtaren sa më lart. Mendoj se Broja mund të jetë lojtari që mund t’u bëjë dëm kroatëve”, tha ai fillimisht.
Ylli i Barcelonës nuke duron presionin,po e planifikon pensionimin e hershëm Lexoni edhe:
Tutje, ai komentoi edhe kundërshtarin e radhës, Kroacinë, duke thënë fjalët më të mira për të.
“Ky është grupi i vdekjes, të gjithë kundërshtarët janë të fortë. Kroacia mund të marrë edhe vendin e parë. Të përgatitemi, të analizojmë kundërshtarin dhe të japim më të mirën në fushë. I dimë cilësitë e Kroacisë, e dimë sa skuadër e fortë janë. Sot do t’i analizojmë më shumë taktikisht dhe si do të futemi ne në fushë. Kroacia të gjithë repartet i ka të forta, por besoj se mbrojtjen kanë pikën më të fortë”, shtoi ai.
Mitaj bëri me dije se atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe se po e shfrytëzojnë mundësinë dhe po e shijojnë Europianin.
Pas ndeshjes me Kroacinë, Shqipëria luan edhe ndeshjen e tretë dhe përmbyllëse të grupit ndaj Spanjës më 24 qershor.
(Kosova Sot Online )