FFK-ja shpalos historikun e katër klubeve kosovare që do të marrin pjesë në Europë

  • 17 June 2024 - 14:34
FFK-ja  shpalos historikun e katër klubeve kosovare që do të marrin pjesë në Europë

Ballkani, Llapi, Drita dhe Malisheva do të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare. Duke nisur nga skuadra kampione, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar video për katër klubet që do të marrin pjesë në kualifikimet për garat europiane. transmeton "Kosova Sot Online ".

Në ato video përshkruhet rrugëtimi i klubeve përgjatë sezonit të kaluar, dhe se çka do t’i presë më vonë, gjithmonë duke i përfshirë edhe disa nga akterët kryesor të skuadrave.

Fillimisht, FFK-ja e nisi me Ballkanin, nga i cili folën Ilir Daja dhe talenti, Lindon Emërllahu, transmeton "Kosova Sot Online ".

Shtëpia e futbollit kosovar shpalosi edhe historikun e Llapit, në një video tjetër të publikuar në faqën zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Nga skuadra llapjane për eksperincën e tyre në klub folën edhe Tahir Batatina e Ilir Krasniqi. Nga Podujeva, FFK-ja kaloi në Gjilan. Aty u ndalen te Drita, e cila këtë edicion do të luajë në kualifikimet për Ligën e Konferencës, dhe do t’ia fillojë nga raundi i dytë kualifikues. Nga bardhekaltërit gjilanas folën Zekirija Ramadani dhe Rron Broja. E fundit, por nga rëndësia ishte edhe Malisheva, e cila do të debutojë në garat europiane gjatë kësaj vere. Nga Malisheva në videon e publikuar folën trajneri Qëndrim Kida dhe Agon Xhaka.

(Kosova Sot Online )