Ndeshja Kroaci – Shqipëri, UEFA cakton gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë

  • 18 June 2024 - 11:43
Ndeshja Kroaci – Shqipëri, UEFA cakton gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë

Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të  Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sfida e dytë e kuqezinjve në Evropian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë.

Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Mehdi Rahmouni, Francois Letexier dhe Cyril Mugnier, gjyqtarët francezë që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kroaci – Shqipëri. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer. Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it.

(Kosova Sot Online )