Klubet kosovare do të mësojnë sot kundërshtarët e tyre në Europë

  • 18 June 2024 - 11:59
Klubet kosovare do të mësojnë sot kundërshtarët e tyre në Europë

Sot (e martë), me fillim nga ora 14:00, do të hidhet shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në short do të marrin pjesë 28 ekip, nga të cilat 14 janë në vazon bartëse. Pikërisht në këtë vazo është edhe Ballkani, i cili do të ketë short më të lehtë.

Skuadra kampione e Kosovës mund të përballet me këto klube: Hamrun Spartans (Malta), FC Struga (Maqedoni e Veriut), FK Decic (Mali i Zi), KF Egnatia (Shqipëri), UE Santa Coloma (Andorrë).

Ndeshjet do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, dhe do të luhen në datat 9/10 korrik dhe 16/17 korrik 2024.

Një orë më vonë do të hidhet edhe shorti i fazës së parë kualifikuese të Ligës së Europës.

Në këtë fazë të përfshira janë 12 ekipe, nga to edhe Llapi, si nënkampion i Kosovës.

Kundërshtarët e mundshëm të Llapit janë këta, nga vazo bartëse: Sheriff Tiraspol (Moldavi), NK Maribor (Slloveni), FC Tobol (Kazakistan), Ëisla Krakoë (Poloni), Pafos (Qipro), Paksi (Hungari).

Edhe këtu do të luhen ndeshjet me sistem vajtje-ardhje, derisa ndeshjet do të zhvillohen në datat 11 dhe 18 korrik.

Nga ora 16:00 do të nis shorti edhe për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Në këtë pjesë të shortit janë të përfshira 50 ekipe, të ndara në pesë grupe.

Në grupin e parë të shortit është Malisheva, e cila është në vazon e ekipeve jobartëse, shkaku që sivjet po debuton në garat europiane.

Kundërshtarët e mundshëm të Malishevës janë: Shkëndija (Maqedoni e Veriut), Buducnost (Mali i Zi), Inter d’Escaldes (Andorrë), Tirana (Shqipëri), La Fiorita (San Marino).

Ndeshjet e Ligës së Konferencës po ashtu do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, derisa takimet luhen me 11 dhe 18 korrik 2024.

Nga faza e dytë kualifikuese në këtë kompeticion do të paraqitet edhe Drita.

(Kosova Sot Online )