Ja orari i La Ligas për sezonin e ri

  • A.P /
  • 18 June 2024 - 15:38
Ja orari i La Ligas për sezonin e ri

Sezoni 2024/25 në La liga nis në gusht, derisa dy muaj para nisjes së kampionatit janë bërë të ditura edhe çiftet e secilës xhiro.

19 ekipet e konfirmuara (në përjashtim të Real Oviedo & Espanyol që po luftojnë për një vend në sezonin e ardhshëm) tashmë i dijnë kundërshtarët e tyre që do të përballen çdo ndeshje për 38 javë.  

Sezoni do të nis në fundjavën e 18 gushtit, me ndeshjen më derbi të asaj xhiro që zhvillohet në “Mestalla” mes Valencias e Barcelonës.

Real Madridi do t’ia fillojë mbrojtjen e titullit kampion ndaj Mallorcas si mysafir, derisa rivalët e qytetit, Atletico Madrid do të luajnë po ashtu si mysafir të Villarreal.

Pjesa tjetër e xhiros së parë sheh Athletic Bilbaon që do të jetë nikoqir i Getafes, Real Betisin që pret Gironan, Sevilla që udhëton për te Las Palmas, Real Sociedadin kundër Rayo Vallecanos, Celta Vigon që pret Alavesin, Osasunën në duelin ndaj klubit të sapopromovuar, Leganes, dhe në fund Real Valladollidi që pret fituesin e ndeshjes Real Oviedo – Espanyol.

Xhiroja e fundit, ajo e 38-ta po ashtu është publikuar, me Atletico Madridin që do të udhëtojë te Girona. Barcelona luan në “San Mames” ndaj Athletic Bilbaos, derisa Real Madridi e mbyll kampanjën e sezonit të ri në “Bernabeu” ndaj Real Sociedadit.

Edhe datat e El Clasicos janë mësuar tashmë. Barcelona do të marrë rrugën për në Madrid në xhiron e 11-të më 27 tetor, derisa ajo e kthimit do të luhët në “Camp Nou” në xhiron e 35-të në muajin maj.


(Kosova Sot Online)