Rekord historik për trajnerin e Francës

  • A.P /
  • 18 June 2024 - 16:18
Rekord historik për trajnerin e Francës

Franca u mjaftua nga autogoli i Wober për të marrë tri pikët e para Francës, në grupin D të Euro2024.

Pavarësisht se “gjelat” krijuan shumë raste, nuk arritën që të shënonin më, por në fund rëndësi ka fitorja.

Ky sukses përveç vlerës që kishte për ecurinë e Francës në këtë Evropian ishte tepër i veçantë për Didier Deschamps, i cili regjistroi suksesin e 100 në drejtimin e gjelave.

Që nga emërimi si trajner i “gjelave”, tekniku 55-vjeccar e ka drejtuar skuadrën në 154 ndeshje, ku krahas 100 fitoreve ka marrë dhe 28 barazime dhe vetëm 26 humbje.

Një bilanc fantastik për Francën që i beson Deschamps që nga viti 2012.

Franca ka fituar 6 ndeshjet hapëse në Botërorët dhe Evropianet e fundit. Asnjë ekip Evropian nuk e ka bërë veç Francës.  

Kombëtarja e Gjelave konsiderohet si një prej skuadrave favorite për të triumfuar në këtë Evropian. Skuadra e Deschamps do të luajë dhe me Holandën dhe Poloninë.

(Kosova Sot Online)