Lexoni edhe:
Ministri Ejup Maqedonci zbulon informacione të reja për grupin terrorist të Radojiçiqit
Kuqezinjtë do të përballen me Kroacinë në Hamburg në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, transmeton "Kosova Sot Online ".
Të dyja kombëtaret pësuan humbje në duelet e para. Shqipëria u mposht 2:1 nga Italia, kurse Kroacia humbi 3:0 nga Spanja.
Ministri Ejup Maqedonci zbulon informacione të reja për grupin terrorist të RadojiçiqitLexoni edhe:
Për të dyja ekipet fitorja është jetike në këtë përballje për të ëndërruar kualifikimin në 1/8 e Europianit.
Favorit në letër është Kroacia, megjithatë Shqipëria nuk ka se çfarë të humb dhe duhet ta kërkojë fitoren me çdo kusht.
Dueli zhvillohet sot nga ora 15:00 në qytetin e Hamburgut.
Pas kësaj përballje, Shqipëria do të ketë punë të hënën me favoritin e grupit, Spanjën.
(Kosova Sot Online )