Ka përfunduar pjesa e parë: Shqipëria avancon ndaj Kroacisë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian.
Kuqezinjtë janë duke avancuar pas 45 minutave të parë.
Ishte Qazim Laçi i cili realizoi në minutën e 11-të të ndeshjes një gol të bukur me kokë.
Kristjan Asllani pati një mundësi të artë shënimi kur doli ballë për ballë me portierin kroat, megjithatë Livakovic arriti ta priste gjuajtjen e mesfushorit të Interit.
Kroacia pati posedimin e topit, megjithatë nuk krijoi ndonjë rast të rrezikshëm, përveç goditjes me kokë të Petkovic që përfundoi mbi portë.
(Kosova Sot Online)