Ndeshja Kroaci-Shqipëri mbyllet pa fitues

  • A.P /
  • 19 June 2024 - 17:00
Ndeshja Kroaci-Shqipëri mbyllet pa fitues

Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024. Pas disfatës kundër kampionit në fuqi, Italisë, 2:1, kuqezinjtë kanë arkëtuar një pikë në duel me Kroacinë, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 2:2.

Shqipëria e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Kroacisë

Shqipëria e ka mbyllur në epërsi (1:0) pjesën e parë të ndeshjes kundër Kroacisë, e cila po zhvillohet në Hamburg, në kuadër të Grupit B në Euro 2024.

Kuqezinjtë kanë shkëlqyer gjatë 45 minutave të parë. Ka qenë Qazim Laçi, i cili ka shënuar golin e epërsisë në minutën e 11-të. Ai e ka kthyer në gol me gjuajtje me kokë një harkim të shkëlqyer nga e djathta të Jasir Asanit, duke krijuar festë madhështore në tribuna. Deri në fund të pjesës së parë Shqipëria pati edhe tri raste të mira. Fillimisht Nedim Bajrami në minutën e 15-të gjuajti në drejtim të Livakoviqit, por ai arriti ta grushtojë topin në këndore. Më pas Kristian Asllani doli në rast të pastër shënimi, por gjuajti direkt në portierin kroat. Krejt në fund, Manaj humbi një mundësi të artë për të shënuar golin e dytë, ndërsa Kroacia u kundërpërgjigj menjëherë duke i afruar golit të barazimit.

Qazim Laçi shënon, Shqipëria në epërsi

Shqipëria ka kaluar në epërsi në përballje me Kroacinë.

Shqipëria ka kaluar në epërsi në përballje me Kroacinë. Ishte minuta e 11-të kur Qazim Laçi shënoi me gjuajtje me kokë, pas harkimit të shkëlqyeshëm të Jasir Asanit.

(Kosova Sot Online)