Gjasula: Ishim më të mirët për 60 minuta, do e provojmë ndaj Spanjës

  • A.P /
  • 19 June 2024 - 17:34
Gjasula: Ishim më të mirët për 60 minuta, do e provojmë ndaj Spanjës

Autogol dhe gol për Klaus Gjasulën në Kroaci-Shqipëri 2-2, takimi i dytë i Kombëtares në Euro 2024.

Mesfushori foli pas ndeshjes në Hamburg, ku ndër të tjera tha:

“Ishte shumë e vështirë në minutat e para që u futa. Desh Zoti që më dha shansin të shënoja golin. Ditë e bukur dhe historike për mua. Po, mund të fitonim. Bëmë një lojë shumë të mirë për 55-60 minuta, ishim ekipi më i mirë në fushë. Më pas e humbëm disi, por mund të fitonim nëse do të ishim më të qetë në fund. Spanja? Normal që do të provojmë”, theksoi 34-vjeçari shqiptar.

Gjasula u bë i vetmi lojtar që hyn si zëvendësues në një ndeshje Europiani dhe shënon gol e autogol.

(Kosova Sot Online)