Qartet keq Federata e Serbisë: Nëse UEFA nuk i dënon kroatët dhe shqiptarët, ne nuk do luajmë në Euro 2024

  • 20 June 2024 - 09:13
Qartet keq Federata e Serbisë: Nëse UEFA nuk i dënon kroatët dhe shqiptarët, ne nuk do luajmë në Euro 2024

Kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Shqipërisë barazuan 2:2 në ndeshjen e raundit të dytë në fazën e grupeve të Euro 2024. Në tribunat e stadiumit të Hamburgut ishin të pranishëm pothuajse 57 mijë tifozë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dy tifo-grupet kaluan shumë mirë së bashku, duke kënduar e kërcyer.Kurse në tribuna u shfaqen thirrje të përbashkëta, si: Vrite serbin”.

E kjo ka qenë arsyeja pse Federata e Futbollit të Serbisë ka bërë një reagim në UEFA. Madje ata kanë kërcënuar me mos-pjesëmarrje të vazhdueshme në Euro 2024.

“FFS do të kërkojë masa më të rrepta nga UEFA edhe me koston e mos vazhdimit të garës. Kjo është skandaloze dhe ne nuk duam të ndodhë më”, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë.

Kujtojmë që UEFA dje gjatë ditës publikoi vendimin se ka gjobitur Serbinë me 15 mijë euro për shkak të parullave raciste.

(Kosova Sot Online )