Kroatët e krahasojnë golin e Gjasulës me atë që e shënuan ndaj Brazilit: Qeshëm me brazilianët

  • 20 June 2024 - 12:53
Kroatët e krahasojnë golin e Gjasulës me atë që e shënuan ndaj Brazilit: Qeshëm me brazilianët

Kroacia pësoi gol në minutën e 95-të nga Klaus Gjasula i Shqipërisë, në po të njëjtën mënyrë që realizuan vetë kundër Brazilit në Kupën e Botës Katar 2022, transmeton "Kosova Sot Online ".

Goli i kroatëve u shënua nga Bruno Petkoviç në minutën e 117′ pasi Vlasiç bëri një kundërsulm dhe Orsiç pasoi nga krahu i majtë për të.

Por dje ata e pësuan njësoj pasi Mario Mitaj nisi një sprint rreth 50 metra, Suçiç e humbi nga sytë Hoxha kaloi Juranoviçin dhe Pasaliçin duke gjetur Mitajn, i cili pasoi drejt Gjasulës dhe ky i fundit u tregua i saktë para portës së Livakoviçit.

Mediat kroate e kanë përshkruar këtë situatë si gabim fatal të mbrojtjes së tyre, derisa e kanë komentuar: “Dhe ne qeshim me brazilianët…”.

(Kosova Sot Online )