![](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/21/200x200_j-600x3601718949644.webp)
Lexoni edhe:
Jasir Asani është afër transferimit te klubi i madh spanjoll
Spanja ka arritur të arkëtojë tre pikët e radhës, kështu edhe duke gjetur kualifikimin tutje në 1/8 e finales, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kombëtarja spanjolle e mposhti Italinë me rezultat minimal prej 1-0, duke e mbajtur po ashtu edhe Shqipërinë ende në lojë.
Jasir Asani është afër transferimit te klubi i madh spanjollLexoni edhe:
Në një ndeshje ku “Stuhia e Kuqe” pati disa raste të mira shënimi, e dominoi ndeshjen, duke limituar sulmet e Italisë përgjatë 90 minutave.
Golin për Spanjën e shënoi mbrojtësi italian, Calafiori, i cili gabimisht e dërgoi topin në rrjetën e portierit, Gianluigi Donnarumma.
Spanja ka 6 pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Italia mbetet në kuotën e tri pikëve.
Në këtë grup është edhe Shqipëria, e cila ka një pikë, aq sa ka edhe Kroacia.
(Kosova Sot Online )