Austria e mposht Poloninë
Austria ka arritur të marrë tri pikët e para në këtë edicion të “EURO 2024”.
Kombëtarja austriake triumfoi ndaj Polonisë me shifrat 3-1.
Së pari, serinë e golave e hapi qendërmbrojtësi Taurner në minutën e nëntë të ndeshjes, pas një goditje me kokë.
Në minutën e 30-të, Polonia gjeti golin e barazimit, i shënuar nga Piatek.
Me këtë rezultat mbyllej pjesa e parë, me të dytën që i përkiste vetëm Austrisë.
Të besuarit e Ralf Rangnick shënuan edhe dy gola të tjerë përmes Baumgartner dhe Arnautovic për epilogun e takimit.
Austria tashmë ka tri pikë pas dy ndeshjeve, teksa Polonia me 0 pikë tashmë është përshëndetur me “EURO 2024.
(Kosova Sot Online)