Zi në botën e futbollit, ish-futbollisti i Al-Nassr dhe familja e tij humbasin jetën nga sulmet izraelite

  • A.P /
  • 23 June 2024 - 10:34
Zi në botën e futbollit, ish-futbollisti i Al-Nassr dhe familja e tij humbasin jetën nga sulmet izraelite

Federata Palestineze e Futbollit, përmes kanaleve të saj zyrtare, njoftoi lajmin se një futbollist së bashku me familjen e tij kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë që nga tetori i 2023-shit.

Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me gruan dhe fëmijët e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror izraelit, teksa ndodhej në shtëpinë e tij.

(Kosova Sot Online)