Lexoni edhe:
Hungaria e ka mposhtur Skocinë, me rezultatin që nuk i konvenon Shqipërisë
Sulmuesi hungarez Barnabas Varga është në gjendje stabile në spital pasi u transportua me barelë pas një përplasjeje në ajër me portierin skocez Angus Gunn në ndeshjen e së dielës mbrëma në Euro 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".
Varga pësoi një thyerje të kockës së faqes dhe do të ketë një operacion, tha menaxheri i Hungarisë Marco Rossi për BBC Sport.
Hungaria e ka mposhtur Skocinë, me rezultatin që nuk i konvenon ShqipërisëLexoni edhe:
“Varga është në rregull”, tha Rossi. “Fatkeqësisht ai do të operohet sepse pësoi një frakturë. Do të shohim [çfarë do të ndodhë]. Nëse përparojmë në turne, me siguri ai nuk do të jetë me ne.”
Duke folur në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, Rossi shtoi se Varga ishte në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.
(Kosova Sot Online )