Messi feston sot ditëlindjen e 37-të

  • 24 June 2024 - 11:06
Messi feston sot ditëlindjen e 37-të

Lionel Messi sot e feston ditëlindjen e 37-të.Ylli argjentinas për shumëkë është edhe lojtari më i mirë i të gjitha kohërave po shkon drejt fundit të karrierës.1065 ndeshje, 837 gola e 373 asistime është bilanci i tij total në karrierë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai është futbollisti më i trofeshëm me 44 trofe gjithsej dhe futbollisti me më së shumti Topa të Artë (8).

Aktualisht, ai është me Argjentinën në turneun e Copa Americas, ku e nisi me fitore mbrojtjen e titullit.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me Barcelonën, Messi shkoi te PSG ku arriti disa trofe, ndër ta edhe Kupën e Botës me Argjentinën në fundin e vitit 2022. Më pas, Messi shkoi në MLS ku po luan me skuadrën e Inter Miamit.

(Kosova Sot Online )