Lexoni edhe:
Për tri orë shi në Prishtinë i merr uji “përjetimet” e Përparim Ramës
Kampionati Evropian, “Euro 2024” po dhuron emocione më të veçanta për fansat shqiptarë të futbollit.
Shqipëria me pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani po paraqitet në mënyrë tejet dinjitoze duke bërë krenar shqiptarët anë e mbanë globit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Për tri orë shi në Prishtinë i merr uji “përjetimet” e Përparim RamësLexoni edhe:
Në grupin që cilësohet si ‘i vdekjes’ Shqipëria ka arkëtuar tashmë një pikë ndaj Kroacisë në barazimin 2-2, kurse u mposht nga kampionët në fuqi të Evropës, Italia. Pavarësisht se ‘kuqezinjtë’ ishin duke avancuar që nga minuta e parë me golin e Nedim Bajramit që edhe theu rekordin për golin më të shpejt të realizuar në histori të Kampionateve Evropiane [pas 23 sekondave], Shqipëria nuk arriti ta mbante avantazhin duke humbur ndeshjen e parë të grupit B.
Ndeshja vendimtare ku do të mësohet fati i Shqipërisë në rrugëtimin e saj në “Euro 2024” do të jetë pikërisht ajo e sotmja ndaj Spanjës. Superkompjuteri i OPTA-s, ka bërë së fundmi parashikimin për sa i përket duelit mes kuqezinjve dhe iberikëve.
Nëpërmjet një programi të sofistikuar të dhënash, është simuluar disa herë dhe janë përcaktuar përqindjet.
Spanja është favorit i madh për të përfunduar Grupin B me pikët maksimale, duke mposhtur Shqipërinë në 73.2% të simulimeve para ndeshjes të superkompjuterit OPTA.
(Kosova Sot Online )