Lexoni edhe:
Pas debaklit kundër Spanjes reagon ashpër babai i Ardian Ismajlit
Mëngjesin e sotëm (e martë) janë zhvilluar dy ndeshje të raundit të parë të grupeve në Copa America, ku vëmendja ishte te Kombëtarja e Brazilit, e cila barazoi ndaj Kosta Rikës.
Grupi D në Copa America ka nisur me ndeshjet e raundit të parë, ku njëra ndeshja ka përfunduar me barazim dhe tjetra me fitoren e Kolumbisë.
Pas debaklit kundër Spanjes reagon ashpër babai i Ardian IsmajlitLexoni edhe:
Ndeshja e parë ishte ajo në mes të Kolumbisë dhe Paraguait, ku fitore shënuan kolumbianët me rezultat të ngushtë 2-1.
Golat për kolumbianët u shënuan nga Daniel Munoz (32’) për epërsinë 1-0 dhe Jefferson Lerma (42’) për 2-0, ndërsa paraguaianët ngushtuan me Julio Enciso (69’) për rezultatin përfundimtar 2-1.
Në ndeshjen tjetër, Brazili pritej të fitonte pa shumë vështirësi ndaj Kosta Rikës, por edhe përkundër dominimit, ndeshja u mbyll 0-0.
Selecao gjeti një gol në minutën e 30-të me anë të Marquinhos, i cili iu anulua nga VAR-i, ndërsa pati raste të mira edhe me anë të yjeve si Raphina, Vinicius Junior dhe Rodrygo, por pa sukses.
Në ndeshjen e ardhshme, Brazili luan ndaj Paraguait, ndërsa Kolumbia luan me Kosta Rikën.
(Kosova Sot Online )