
Ndaj Italisë i ati pushtoi fushën derisa i biri ndaj Spanjës

Bëmat e tifozëve shqiptar s’kanë fund. “EURO 2024” ishte ‘territori’ i tyre.
Tifozët shqiptar i bënë të gjitha, protagonist kudo, që nga tubimet masive në rrugët e Dortmundit, Hamburgut e Dusseldorfit, ato spaghettit e thyer para italianëve, ‘pushtimi’ i çdo sektori në stadium, madje protagonist edhe në fushën e lojës.
Në të tre ndeshjet tifozët shqiptar u kthyen protagonist edhe duke u futur në fushën e lojës.
Nisi nga ndeshja me Italinë ku Sami Rexhepi nga Skenderaj u fut në fushën e lojës me flamurin shqiptar.
Në sfidën e fundit ndaj Spanjës, në fund të ndeshjes në fushën e lojës hyri një djalosh i vogël shqiptar.
Nuk do ta besoni, por ky djalosh është i biri i Samiut, Lien Rexhepi që i mori ‘stafetën’ babait të tij.
Një histori speciale që nuk do ta harrojnë kurrë si ata, ashtu edhe tifozët shqiptar.
Këtu merr kuptimin e plotë shprehja, “Bëmë baba të të ngjaj”.
(Kosova Sot Online)