Vendet e treta më të mira: Kush kalon tutje?

  • S.A /
  • 26 June 2024 - 14:53
Vendet e treta më të mira: Kush kalon tutje?

Katër vendet e treta më të mira në grupe kalojnë tutje në fazën e eliminimit direkt, por kush do e gjejë rrugën për aty?

“EURO 2024” po shkon në drejtim të fazës eliminuese, aty ku do të mbeten vetëm 16 kombëtare, transmeton Kosova Sot Online ".

Zgjerimi i turneut nga 16 ekipe në 24 ka bërë që të ketë nevojë për një ndryshim të procesit, kështu duke bërë që më shumë ekipe të kalojnë grupet.

Më poshtë  ju sjellim kombëtaret që janë shumë afër të sigurojnë kalimin tutje nga faza e grupeve.

Ka gjashtë grupe në “EURO 2024”, por vetëm katër kombëtare kalojnë në 16 më të mirat.

Kombëtaret që janë të pozicionuara në vendin e tretë në grup janë të përfshira me një tabelë dhe ekipet me performancën më të mirë marrin biletën për fazën tjetër.

The ranking is based on a number of factors, in order:

Renditja bëhet në bazë të këtyre faktorëve:

Pikët

2. Goldiferenca

3. Golat e shënuar

4. Fitoret

5. Disiplina (kartonët e verdhë dhe të kuq)

6. Renditja në kualifikimet për EURO

Renditja finale e vendeve të treta bëhet zyrtarisht kur të përfundojë faza e grupeve.

Megjithatë, një numër kombëtaresh e kanë vendosur vetën në një pozitë të fortë e të palëkundshme.

Holanda dhe Sllovenia e kanë kompletuar fazën e tyre të grupit dhe do të kualifikohen tutje si 2 kombëtaret më të mira nga vendet e treta.

Hungaria përfundoi e treta në grupin A me tri pikë, por goldiferenca e saj prej minus 3 mund t’i prishë punë.

Kroacia veçse është eliminuar pasi Anglia nuk arriti të fitojë ndeshjen e saj të fundit në grupe ndaj Sllovenisë.

(Kosova Sot Online )