Como firmos me sulmuesin e njohur të Serisë A

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 16:04
Como firmos me sulmuesin e njohur të Serisë A

Como, skuadër e sapopromovuar në elitën e futbollit italian, ka nisur zyrtarisht nga puna për sezonin e ri në Serinë A.

Andrea Belotti është zyrtarisht lojtari më i ri i Comos, me 30-vjeçarin që ka vendosur ta vijojë karrierën te klubi lombard.

“Qendërsulmuesi, anëtar i kombëtares italiane të kurorëzuar kampion europian në vitin 2021, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën e Comos”, njoftoi klubi që përfundoi në vendin e dytë sezonin e kaluar në Serinë B.

Andrea Belotti kaloi një pjesë të sezonit 2023-24 në formë huazimi te Fiorentina, ku shënoi 3 gola në 15 ndeshje, teksa ishte në pronësi të Romës, që përfitoi 4.5 milionë euro nga ky transferim.

30-vjeçari ka një CV shumë të pasur, teksa më parë ka luajtur te Palermo e Torino, skuadër në të cilën kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij, ndërsa tashmë nis një aventurë e re, por ndoshta edhe e veçantë për Andrea Belottin.

(Kosova Sot Online)