Ja arsyeja pse Foden u largua nga kampi i Anglisë

  • A.P /
  • 26 June 2024 - 20:15
 Ja arsyeja pse Foden u largua nga kampi i Anglisë

Phil Foden u largua nga kampi i Anglisë në Gjermani, ku po zhvillohet Kampionati Europian.

Ylli i Manchester Cityt u largua nga kampi për shkak të një urgjence familjare, njoftoi Federata angleze.

Ndërsa, Fabrizio Romano raporton se Foden do të jetë prezent në lindjen e fëmijës së tij të tretë.

Ai pritet të kthehet me ekipin e Anglisë të dielën.

(Kosova Sot Online)