Cristiano Ronaldo zhgënjen tifozët me rekord negativ në “EURO 2024”

  • S.A /
  • 27 June 2024 - 13:30
Cristiano Ronaldo zhgënjen tifozët me rekord negativ në “EURO 2024”

Sa herë përmenden rekordet në futboll, në mendje na bie edhe emri i Cristiano Ronaldos.

Sidomos, kur fjala është për kampionate europiane, pasi aty Ronaldo është kryefjala, duke pasur më së shumti gola dhe asiste në gjithë historinë e “EURO-s”.

Mirëpo, kësaj here Cristiano Ronaldo ka ‘thyer’ një rekord negativ.

Për herë të parë në karrierën e tij, Ronaldo ka dështuar të shënojë në fazë të grupeve të një turneu madhor.

Ronaldo nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës në tri ndeshjet e “EURO 2024”, në ndeshjet ndaj Çekisë, Turqisë e Gjeorgjisë.

Që nga debutimi i tij në “EURO 2024”, Ronaldo ka shënuar gol në fazën e grupeve të çdo turneu madhor tjetër, duke përfshirë këtu edhe Kupën e Botës. Në 1/8 e finales, Portugalia do të luajë ndaj Sllovenisë.

(Kosova Sot Online )