Ky futbollist i Zvicrës mungon në ndeshjen ndaj Italisë

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 15:20
Ky futbollist i Zvicrës mungon në ndeshjen ndaj Italisë

Zvicra nuk do të ketë Silvan Widmer në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Italisë.

Lojtari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, Murat Yakin dhe në këtë rast ai do të rikthehet në çerekfinale nëse kombëtarja e Zvicrës kalon raundin.

Kujtojmë se faza 1/16 e finaleve fillon të shtunën me ndeshjen mes Italisë dhe Zvicrës nga ora 18:00.

(Kosova Sot Online)