Bayerni me ofertën j 60 milionë euro për yllin e futbollit belg

  • S.A /
  • 27 June 2024 - 15:45
Bayerni me  ofertën j 60 milionë euro për yllin e futbollit  belg

Vincent Kompany ka marrë drejtimin e Bayern Munichut dhe qëllimi është i qartë: të ndërtojë një skuadër të fortë dhe ta rikthejë te trofetë.Për këtë trajneri belg kërkon transferime, pasi objektivi është që Bayerni të rikthehet te titulli në Bundesliga dhe të fitoj Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bavarezët kërkojnë të përforcohen edhe në mesfushë dhe tani trajneri belg e ka një futbollist primarë në listën e tij të dëshirave.

Bazuar në informacionin e mbledhur nga Sky Bermany, në Allianz Arena ata po përgatitin një ofertë për mesfushorin belg Amadou Onana. 22-vjeçari ka pasur një sezon fantastik me Evertonin, derisa po paraqitet mjaftë mirë edhe në Euro 2024 me Kombëtaren e Belgjikës. Kompany e sheh bashkëkombësin e tij si përforcimin ideal në mesfushë, pasi trajneri belg nuk llogarit në shërbimet e Leon Goretzkas. Për këtë bavarezët po përgatitin një ofertë prej 60 milionë eurove në drejtim të Evertonit, ku besohet se është e mjaftueshme për t’i fituar shërbimet e Onanas.Për mesfushorin do të ishte rikthim në Gjermani, ku kaloi katër vite. Ai fillimisht luajti për grupmoshat e Hoffenheim para se t’i bashkohej Hamburgut.Interesim për yllin belg ka shprehur edhe Man Utd, por bavarezët mbesin skuadra favorite për t’i fituar shërbimet e tij. 

(Kosova Sot Online )