
Guler e bën me dhimbje koke përzgjedhësin e Turqisë

Ajo që dukej si një festë e Turqisë, një arritje historike për t’u kualifikuar sërish ndër 16 ekipet më të mira të Evropës, u zbeh me përleshjen e fundit ku disa futbollistë turq u përballën me Chory, sulmuesin çek. Kartonët u shpërndanë me shumicë. Vetë Chory u përjashtua dhe disa lojtarë të Turqisë, konkretisht tre, Ayhan, Koçku dhe Arda Güler, morën të verdhë.
Një pengesë e konsiderueshme për lojtarin e Madridit, i cili u kthye në formacion pas një dëmtimi në ndeshjen e mëparshme kundër Portugalisë. Në këtë mënyrë, për një karton të marrë pas përfundimit të ndeshjes, ai është tani i kërcënuar për ndeshjen e ardhshme të fazës së 16-të kundër Austrisë. Nëse atë ditë merr një tjetër karton të verdhë dhe turqit kalojnë, Güler nuk do të mund të luajë në çerekfinale.
Lexo Edhe:
Ky fakt shtohet me atë që dy titullarë, Çalhanoglu dhe Akaydin, gjithashtu u ndëshkuan dhe morën kartonin e dytë të verdhë, kështu që nuk do të mund të luajnë kundër Austrisë. Në anën tjetër, Montella do të ketë në dispozicion Bardakci, një tjetër titullar, i cili mungoi në ndeshjen e fundit kundër çekëve për shkak të pezullimit.
Kontributi i Arda Güler ndaj austriakëve të martën në Leipzig konsiderohet thelbësor. Shtypi turk vazhdoi të shpërndajë lëvdata për mesfushorin e majtë të Madridit. “Me Arda Güler mund të ëndërrojmë madhështinë,” shkroi Fanatik. Kritikat dhe polemikat e javës së kaluar për mungesën e tij ndaj Portugalisë u kthyen në lëvdata për të dhe për rolin e ekipit kombëtar, që u kualifikua shkëlqyeshëm për në fazën e nokautit.
Përleshja e fundit zbeh pak festimin dhe përfundoi me kartonë të verdhë që janë një kërcënim, por nuk kanë pasoja më të mëdha për momentin.
(Kosova Sot Online)