Dy ndeshje luhen sonte pas mesnate në Copa America

  • A.P /
  • 27 June 2024 - 22:25
Dy ndeshje luhen sonte pas mesnate në Copa America

Copa America po vazhdon të zhvillojë fazën e grupeve.

Pas mesnate sonte do të luhen edhe dy takime tjera.

Uruguai do të përballet me Bolivinë në orën 03:00 pas mesnate.

Momentalisht, Uruguai prin në grupin C me tri pikë pas xhiros së parë, kurse Bolivia është e fundit pa pikë, pas humbjes ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dueli tjetër që zhvillohet më herët, në mesnatë 00:00, është ai mes Panamas dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo e fundit ka tri pikë në vendin e dytë në grupin e njëjtë, kurse Panama është pa pikë.

(Kosova Sot Online)