Ylli i Real Madridit beson se është më i miri në botë

  • A.P /
  • 28 June 2024 - 19:05
Ylli i Real Madridit beson se është më i miri në botë

Dani Carvajal, mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, beson se aktualisht nuk ka asnjë më të mirë se ai në pozitën e tij në botën e futbollit.

32-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u nominuar në “FIFA Best XI” para përfundimit të karrierës, dhe pa dyshim se ai ka një mundësi të mirë këtë sezon.

Carvajal nisi sezonin në një nivel të lartë, duke kontribuar edhe me disa gola.  

Pavarësisht dyshimeve për formën fizike në vitet e fundit, pa dyshim kjo është kampanja më stabile e tij për një kohë të caktuar, dhe sipas vetë lojtarit, më e mira e tij deri më tani.

“Mendoj se po, në nivelin e qëndrueshmërisë, kontributit dhe nivelit, pa dyshim,” Carvajal i tha “Cadena SER”.

Ai u pyet gjithashtu drejtpërdrejt nëse është mbrojtësi më i mirë i djathtë në botë.

“Duke vlerësuar vitin e kaluar, mendoj se po, gjithmonë besoj se për vetëbesimin tim, gjithmonë i them vetes sime që jam, nëse jo unë, kush do të ishte? Ka qenë një vit i mirë, fitimi i Ligës së Kampionëve, madje edhe me gol, kampionati dhe tani dëshira për të çuar Spanjën sa më larg në Europian.”

Pa dyshim që golat në “EURO 2024” dhe në finalen e Ligës së Kampionëve nuk vënë në dyshim se ai kandidat serioz për 11-shen më të mirë të botës.

I aftë për të shkaktuar probleme në sulm, pak mbrojtës të tjerë ofrojnë konkurrencën e fortë dhe vendosmërinë që Carvajal ka treguar, dhe pa aftësitë e tij mbrojtëse, triumfi ndaj Manchester City dhe Bayern Munich do të kishte qenë në dyshim.

(Kosova Sot Online)