Chelsea kërkon 43 milionë euro për Romelu Lukakun
Milani dhe Napoli kërkojnë përforcime në sulm dhe kanë të njëjtin objektiv, që është belgu Romelu Lukaku.
Kuqezinjtë tashmë mund të shpenzojnë para për një sulmues të ri, por napolitanët duhet të shesin Victor Osimhen për t’i lënë vend belgut.
Edhe pse kishte raportime se Chelsea nuk ka ndërmend ta lirojë belgun nëse nuk merr të paktën 30 milionë euro, Sky Italia shkruan se në fakt bëhet fjalë për 43 milionë euro.
Ashtu siç pritej, Milani dhe Napoli nuk janë plotësisht të gatshëm të shpenzojnë kaq shumë para, ndaj shpresojnë që Blutë të bëjnë zbritje gjatë afatit kalimtar të verës.
Milani mund të presë deri në fund të afatit kalimtar dhe të përpiqet të sjellë Lukakun në huazim, ashtu siç bëri Roma sezonin e kaluar.
(Kosova Sot Online)