Messi humb sfidën e fundit të grupeve

  • A.P /
  • 28 June 2024 - 20:23
Messi humb sfidën e fundit të grupeve

Lionel Messi është shqetësimi i madh i skuadrës argjentinase, që nesër do të luajë ndeshjen e tretë në Miami, kundër Perusë, në xhiron e tretë të fazës së grupeve, të Copa America, me kapitenin e përfaqësueses “Albiceleste”, që nuk u stërvit të enjten me ekipin, për shkak të një dëmtimi muskulor që pësoi në aduktorin e djathtë në ndeshjen kundër Kilit.

Mirëpo, duket se këtë të premte kampionët e botës janë lehtësuar disi, teksa pas testeve më të ekzaminuara mjekëore është rezultuar se tetë herë kampioni i botës nuk ka lëndim serioz dhe se ka vetëm kontraktim të muskujve, gjë e cila nuk do ta pengojë të stërvitet pasditen e kësaj të premteje në ambientet e Universitetit “FIU” të Floridës.

Megjithatë, si masë paraprake, e “Bardhekaltëve” kapiteni i tyre nuk do të luajë kundër Perusë, një rival ndaj të cilit do të shfaqet formacioni rezervë dhe ashtu si kapiteni në stolin e rezervave pritet të jetë edhe anësori i mbrojtjes, Marco Acuna, i cili gjithashtu ka pësuar një dëmtim të lehtë.

(Kosova Sot Online)