Ndoye: Zvicra luan mirë ndaj përfaqësueseve të mëdha
Dan Ndoye është futbollisti që ka befasuar më së shumti te Zvicra në fazën e grupeve në Euro 2024.
Ndoye ka startuar në tri ndeshjet e Evropianit dhe ka shënuar gol ndaj Gjermanisë.
Sulmuesi i Bolognas është shprehur se Zvicra ka treguar paraqitje të mira ndaj përfaqësueseve të mëdha.
“Unë tashmë jam duke bërë shumë gjëra si duhet.. Ne kemi treguar se mund të tregojmë veten kundër skuadrave më të mira. Kjo na jep shumë besim”, ka thënë Ndoye, shkruan “Reuters”.
Me një shpejtësi maksimale prej 35.6 kilometra në orë, Ndoye është lojtari i tretë më i shpejtë në “Euro 2024”. U bashkohet Ousmane Dembeles së Francës dhe Jeremy Doku të Belgjikës në pesë lojtarët me më së shumti driblime.
Zvicra dhe Italia do të takohen në fazën nokaut të shtunën.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Olympiastadion” në Berlin nga ora 18:00.
(Kosova Sot Online)