Gjermania shtyn stërvitjen, shkaku i mushkonjave

  • A.P /
  • 28 June 2024 - 22:15
Gjermania shtyn stërvitjen, shkaku i mushkonjave

Përfaqësuesja e Gjermanisë nuk ka arritur që të stërvitet në mëngjesin e së premtes, ashtu si kishte planifikuar.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se në kampin në të cilin po qëndron Gjermania, në Herzogenaurach, është bërë dezinsektimi i mushkonjave dhe për shkak të erës së fortë dhe të pakëndshme, stërvitja u shty për më vonë. 

Në stërvitje te Gjermania është kthyer edhe mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Reudiger, që kishte problem muskulor.

Gjermania do të takohet me Danimarkën të shtunën në fazën nokaut. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)