UEFA i përjashton dy gjyqtarë të pa disiplinuar spanjollë nga “EURO 2024”

  • S.A /
  • 29 June 2024 - 10:02
UEFA i përjashton dy gjyqtarë të pa disiplinuar spanjollë nga “EURO 2024”

UEFA ka vendosur që t’i përjashtojë dy gjyqtarët spanjollë, Alejandro Hernandez dhe Jesus Gil Manzano, nga “Euro 2024” pas ankesave për gjykimin e tyre, kanë raportuar të premten  mediume të ndryshme angleze, transmeton "Kosova Sot Online ".

Hernandez, i cili shërbeu si zyrtar i VAR-it, u përball me kritika për refuzimin e pretendimit për penallti të Skocisë në humbjen 1:0 ndaj Hungarisë të dielën e kaluar.

Ndërsa Manzano u kritikua për gabimin e tij gjatë fitores 1:0 të Francës ndaj Austrisë.

Krahas dy gjyqtarëve në shtëpi janë dërguar edhe ndihmësit, Diego Barbero Sevilla dhe Angel Nevado Rodriguez.

Ky vendim që e ka marrë UEFA e ka lënë gjyqtarin Martinez Munuera si përfaqësuesin e vetëm spanjoll për pjesën e mbetur të “Euro 2024”.

Ish-arbitri i La Ligas, Iturralde Gonzalez, i ka bërë thirrje Federatës Spanjolle të Futbollit të përmirësojë marrëdhëniet me UEFA-n pas largimit të katër nga pesë arbitrat pas fazës së grupeve.

“Ka nevojë urgjente për një përfaqësues spanjoll në komitetin e arbitrave”, ka thënë  Gonzalez për “Cadena SER”.

(Kosova Sot Online )