Gjermania sfidohet nga Danimarka në duelin e dytë të 1/8 së finales

  • S.A /
  • 29 June 2024 - 10:48
Gjermania sfidohet nga Danimarka në duelin e dytë të 1/8 së finales

Në ndeshjen e dytë të 1/8-tës gjermanët do të përballen me Danimarkën në Dortmund nga ora 21:00 dhe më i miri nga ajo ndeshje do të luajë kundër fituesit të ndeshjes mes Spanjës dhe Gjeorgjisë në çerekfinale, transmeton "Kosova sot Online ".

Nikoqirët e Euro 2024 luajtën dy ndeshje të shkëlqyera kundër Skocisë dhe Hungarisë për të shpëtuar veten kundër Zvicrës në minutën e dytë të shtesës.

Nga ana tjetër, Danimarka ishte një arrë e fortë për të gjitha përzgjedhjet në grupin C, ku ishin Anglia, Serbia dhe Sllovenia, dhe me tri barazime siguruan daljen në fazën eliminatore.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Michael Oliver nga Anglia, i ndihmuar nga bashkatdhetarët Stuart Burt dhe Dan Cook, ndërsa gjyqtari i katërt është Irfan Peljto. Në dhomën e VAR-it do të jenë edhe anglezët Stuart Attëell dhe David Coote dhe Massimiliano Irrati nga Italia.

(Kosova Sot Online )