Lexoni edhe:
UEFA i përjashton dy gjyqtarë të pa disiplinuar spanjollë nga “EURO 2024”
Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e mesfushorit Omari Kellyman nga Aston Villa.
Pas mbrojtësit Tosin Aderabiyo nga Fulhami, Chelsea ka përfunduar edhe transferimin e mesfushorit Kellyman.
UEFA i përjashton dy gjyqtarë të pa disiplinuar spanjollë nga “EURO 2024”Lexoni edhe:
Blutë kanë njoftuar se 18-vjeçari bashkohet me një marrëveshje gjashtëvjeçare me një opsion për një vit tjetër.
“Chelsea është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e Omari Kellyman nga Aston Villa”.
“18-vjeçari ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me Blutë, e cila përfshin opsionin e një viti tjetër, dhe do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij të rinj për para-sezonin muajin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.
Blutë do t’i paguajnë Aston Villas plot 19 milionë funte për mesfushorin, i cili bëri gjashtë paraqitje në ekipin e parë për skuadrën e Unai Emery në sezonin 2023/24.
(Kosova Sot Online )