Brazili fiton me spektakël në Kupën e Amerikës

  • S.A /
  • 29 June 2024 - 13:17
Brazili fiton me spektakël në Kupën e Amerikës

Pas një fillimi me një barazim pa gola kundër Kosta Rikës, Brazili arriti një fitore 4-1 ndaj Paraguait në Kupën e Amerikës, që e afron skuadrën në çerekfinale, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në një ndeshje në stadiumin Allegiant, në Las Vegas, djemtë e Dorival Júnior përmirësuan performancën e tyre, me Vinícius Jr i cili shënoi dy gola dhe ishte më i miri në fushë.

Savinho, i ri në skuadër dhe Paqueta, i cili gjithashtu humbi një penallti, shënuan golat e tjerë.

(Kosova Sot Online )