Lexoni edhe:
Futbollistja nga Kosova transferohet te Dinamo Zagreb
Zvicra dhe Italia sot ndeshën në raundin e 16-të më të mirave të UEFA EURO 2024.
Kombëtarja helvetike gjeti rrugën për në 1/8 e finales, pasi doli e dyta në grup me 5 pikë, pas Gjermanisë, që ishte e para, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ndërkohë, Italia ishte në një grup me Shqipërinë, Kroacinë e Spanjën, duke përfunduar e dyta me 4 pikë.
Futbollistja nga Kosova transferohet te Dinamo ZagrebLexoni edhe:
E përballjet direkte mes tyre zakonisht kanë shkuar në të mirë të “azzurëve” që kanë 29 fitore, krahas tetë të zviceranëve, ndërkohë 24 ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Italia ia ka shënuar 111 gola Zvicrës, kurse “helvetikët” 68 italianëve.
Loja fillon nga ora 18:00 dhe do të zhvillohet në Olympianstadion, në Berlin të Gjermanisë.
(Kosova Sot Online )