Lexoni edhe:
Futbollistja nga Kosova transferohet te Dinamo Zagreb
Një tjetër gjyqtar është përjashtuar nga Euro 2024 pasi UEFA e cilësoi se kishte bërë gabime të mëdha gjatë ndeshjes së fundit të Skocisë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Të dielën, Skocia u bë ekipi i dytë që u eliminua nga Euro 2024 kur pësuan humbje me rezultat minimal 1-0 ndaj Hungarisë.
Futbollistja nga Kosova transferohet te Dinamo ZagrebLexoni edhe:
Ekipi i Steve Clarke e dinin se iu duheshin tri pikë nga ndeshja e fundit e grupit për t’u kualifikuar në mesin e 16 kombëtareve të mira, por një gol i Kevin Csoboth në minutat e fundit të takimit i dha fund një kampanje zhgënjyese.
Ani pse nuk merituan asgjë nga kjo ndeshje, lojtarët skocezë u ndjenë të dëshpëruar kur iu mohua një penallti në minutën e 79-të.
Sidoqoftë, gjyqtari argjentinas Facundo Tello bëri me shenjë që ndeshja të vazhdojë dhe VAR-i nuk intervenoi.“Ai është nga Argjentina? Pse do t’i kërkoja llogari atij? Ai me siguri nuk e flet gjuhën. Nuk e di. Pse është ai këtu? Pse nuk është një gjyqtar evropian”, ka thënë përzgjedhësi i Skocisë, Steve Clark.
Një marrëveshje mes UEFA-s dhe organizatës nga Amerika Jugore, Conmebol ka bërë që Tello të ndajë drejtësinë në Euro 2024 dhe gjyqtari italian Maurizio Mariani në Copa America.Sipas The Sun, gjashtë nga 19 gjyqtarët që ishin pjesë e Euro 2024 janë dërguar në shtëpi pasi iu bë më dije se nuk do të ndajnë më drejtësinë në ndonjë ndeshje.
Burime nga Spanja kanë raportuar se gjyqtari i VAR-it, Alejandro Hernandez, është dërguar në shtëpi pasi nuk e ka bërë vlerësimin e duhur të lojës sipas instruksioneve në incidentin e penalltisë së Armstrong.
UEFA beson se Hernandez dështoi gjithashtu të intervenojë kur mbrojtësi skocez Grant Hanley e goditi në fytyrë Endre Botkan në pjesën e parë, një incident i cili duhej të kishte rezultuar me penallti për Hungarinë.
(Kosova Sot Online )