![Turqia kalon në epërsi ndaj Austrisë](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/18/200x200_Turqia_futboll1718731849.jpg)
Gjermania fiton ndaj Danimarkës dhe avancon në çerekfinale
![Gjermania fiton ndaj Danimarkës dhe avancon në çerekfinale](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/14/auto_gjermaniaa1718395143.jpg)
Gjermania është çerekfinalisti i dytë në Euro 2024. Pas Zvicrës që mposhti Italinë, edhe Gjermania e ka siguruar fazën tjetër të Europianit.
Gjermanët në 1/8 e finales e mposhtën Danimarkën me rezultat 2:0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me Schlotterbeck që shënoi, por që u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.
Kai Havertz kaloi gjermanët në epërsi në minutën e 53-të të takimit, teksa Jamal Musiala shënoi për epilogun e këtij takimi në minutën e 68-të.
Në çerekfinale, Gjermania takohet me fituesin e përballjes Spanjë-Gjeorgji.
(Kosova Sot Online)