Fabregas: Më frymëzon Guardiola dhe Mourinho

  • A.P /
  • 30 June 2024 - 10:52
Fabregas: Më frymëzon Guardiola dhe Mourinho

Cesc Fabregas do të nisë sezonin e ri një nga aventurat më të rëndësishme në karrierën e tij të re si trajner.

Spanjolli ia doli të rikthente Comon pas 21-vitesh në Serie A, ndërsa në një intervistë të fundit për “AS”, shprehet se ai frymëzohet nga emra si Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, apo edhe Wenger me të cilin ka punuar gjatë te Arsenali.

“Taktikisht unë i referohem një si Guardiolës, ndërsa sa i përket menaxhimit të organikës, për aq sa kam parë dhe për aq sa kam provuar, do të thoja Wenger dhe Mourinho. Ndërkohë një nga ata që i kalonte shumë mirë mesazhet te lojtarët ishte Luis Aragones.

“Filozofia e lojës? Sërish them Wenger dhe Guardiola, marr shembull nga ata të dy. Sakaq, dua të theksoj se sa i takon leximit të ndeshjes më ka bërë shumë përshtypje Vincente Del Bosque. Kishte një nuhatje të jashtëzakonshme dhe nëse ndeshja nuk shkonte mirë, ia arrinte ta ndryshonte atë nëpërmjet zëvendësimeve”, u shpreh Fabregas.


(Kosova Sot Online)