![Turqia kalon në epërsi ndaj Austrisë](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/18/200x200_Turqia_futboll1718731849.jpg)
Mediumi italian: Granit Xhaka nuk i la lojtarët tanë ta prekin topin
![Mediumi italian: Granit Xhaka nuk i la lojtarët tanë ta prekin topin](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/22/auto_Granit-Xhaka-1-780x4391719042407.jpg)
Kombëtarja e Zvicrës fitoi dje ndaj Italisë me rezultatin 2-0, për të kaluar në çerekfinale të Euro2024.
Freuler dhe Vargas realizuan golat në këtë sfidë, për të eliminuar kampionin aktual të Europës
Mediumi italian, Tuttomercatoweb, shkruan se Xhaka dhe Freuler e dominuan ndeshjen e djeshme.
“Freuler dhe Xhaka dominuan ndeshjen e djeshme ndaj Italisë, në një ndeshje që asnjëherë nuk ishte realisht në diskutim. Freuler, përveç golit të hapjes, e certifikoi paraqitjen me një ecuri të vazhdueshme, së bashku me Xhakën që nuk i la lojtarët tanë të preknin topin. Formë e shkëlqyer fizike dhe tani në çerekfinale zviceranët duan të vazhdojnë kështu”, shkruhet në postimin e Tuttomercatoweb.
Kujtojmë se Zvicra do përballet në çerekfinale me fituesin e duelit Angli – Sllovaki.
(Kosova Sot Online)