Munishi: Nuk çuditem nëse Duka bëhet president i UEFA-s

  • A.P /
  • 30 June 2024 - 16:35
Munishi: Nuk çuditem nëse Duka bëhet president i UEFA-s

Armand Duka ka folur për eksperiencën e Shqipërisë në Europian dhe njëkohësisht për disa projekte të FSHF.

Menjëherë pas përfundimit të kësaj interviste, Ismet Munishi ka analizuar më hollësisht mënyrën sesi Duka jep përgjigjet e tij, pa harruar progresin dhe vendimet e marra që ndonjëherë mund të kenë pak kosto në publik, por janë fitimprurëse për futbollin tonë dhe në dhënien e mesazheve.

“Tani është mirë të analizojmë pak Dukën. E mbaj mend fillimin e karrierës së tij, kohën kur e mori FSHF dhe ku e ka sjellë tani. Por edhe progresin e Dukës personal si president i FSHF dhe tani si zëvendës president i UEFA-s. Ne duhet të pranojmë që nuk kemi pasur njeri që na prezanton më fuqishëm në futboll se Duka. FSHF e ka organizuar në nivele fantastike, pasi asnjë proges, asnjë kualifikim nuk arrihet rastësisht. Është një organizim i mirë nga brenda, puna e mirë që e bëjnë progresin. Nëse dëgjoni deklaratat e Dukës nëpër vite, është përmirësuar shumë edhe në këtë aspekt. Nesër mund të bëhet edhe presidenti i UEFA-s, po e shoh deklaratën, mënyrën e të menduarit dhe të projekteve që bën. Nuk do të çuditesha nëse Duka bëhet nesër presidenti i UEFA-s”, tha Munishi.


(Kosova Sot Online)