Lexoni edhe:
Capello e vlerëson maksimalisht Xhakën: Bënte çfarë të donte në mesfushë ndaj Italisë
Llapi ka vazhduar me përforcime, derisa tani kanë bërë të radhës.Lulzim Peci është futbollisti më i ri i skuadrës llapjane, i cili është prezantuar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, transmeton "Kosova sot Online".
22-vjeçari i bashkohet Llapit pas tre viteve të kaluara te Trepça ’89 ku ishte edhe kapiten i klubit mitrovicas.
Capello e vlerëson maksimalisht Xhakën: Bënte çfarë të donte në mesfushë ndaj ItalisëLexoni edhe:
Njoftimi i plotë nga Llapi:
Komunikatë Zyrtare: Lulzim Peci, futbollist i Llapit
Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi iu njofton marrëveshjen e arritur me mesfushorin fantastik, Lulzim Peci, i cili vie nga KF Trepça ’89.
Ish-kapiteni i “Minatorëve” ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, teksa më pas është prezantuar nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella.
22-vjeçari, i cili ka mbrojtur edhe ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës U-21, ka qenë ndër futbollistët kyç tek Trepça ’89 ndër vite, kurse në sezonin e fundit barti edhe shiritin e kapitenit.
“Lulit” i dëshirojmë mirëseardhje të ngrohtë në familjen bardhekaltër, duke i uruar paraqitje sa më të mira me klubin, duke nisur nga garat evropiane.
(Kosova Sot Online )