Franca ballafaqohet sot me Belgjikën

  • A.P /
  • 01 July 2024 - 17:12
Franca ballafaqohet sot me Belgjikën

Franca ballafaqohet sot me Belgjikën, në ndeshjen e pestë që luhet në kuadër të fazës së 1/8 së finales në “EURO 2024”.

Dy gjigantët evropianë luajnë për një vend në çerekfinale, teksa ndeshja nis me fillim nga ora 18:00.

Franca arriti në këtë fazë pasi përfundoi e dyta në grup pas Austrisë, ndërsa Belgjika po ashtu përfundoi e dyta pas Rumanisë.

Para duelit të sotëm janë publikuar edhe formacionet zyrtare, pa befasi në të dy anët.

Ja 11-shet startuese:

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni, Rabiot; Griezmann; Thuram, Mbappe.

Belgjika: Casteels; Castagne, Feas, Vertonghen, Theate; Openda, Onana, Doku; De Bruyne, Carrasco, Lukaku.

(Kosova Sot Online)