Bellingham nën hetime nga UEFA

  • A.P /
  • 01 July 2024 - 17:34
Bellingham nën hetime nga UEFA

UEFA ka nisur hetimet për Bellingham, pas gjestit të tij të dukshëm drejtuar stolit të Sllovakisë në fitoren dramatike të Anglisë në “EURO 2024”.

Anglia mundi Sllovakinë 2-1 të dielën për të siguruar vendin e tyre në raundin tjetër të turneut.

Jude Bellingham shënoi një gol spektakolar me ‘bicikletë’, thellë në kohën shtesë për të sforcuar ndeshjen e raundit të 16-të në kohë shtesë, pas golit të Ivan Schranz.

Harry Kane shënoi me kokë në kohën shtesë për të siguruar kalimin e Anglisë në çerekfinale.

Pas rezultatit, Bellingham u shpreh në media sociale për të sqaruar shprehjen e tij pas goli.

Raportet fillestare sugjeronin që UEFA nuk kishte plane për të ‘ndjekur’ futbollistin anglez.

Por UEFA tani ka konfirmuar se është nisur një hetim për veprimet e lojtarit të Anglisë, për shkelje të mundshme të rregullave bazike të sjelljes së mirë.

Hetuesi i etikës dhe disiplinës së UEFA “do të kryejë një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të rregullave bazike të sjelljes së mirë nga lojtari i Federatës së Anglisë, Jude Bellingham”.

Në një deklaratë, UEFA tha: “Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA (CEDB) do të vendosë mbi çështjen në kohën e duhur. Po ashtu, një hetues i Etikës dhe Disiplinës së UEFA do të kryejë një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të rregullave bazike të sjelljes së mirë nga lojtari i Federatës së Futbollit të Anglisë, Jude Bellingham, e cila thuhet se ka ndodhur në këtë ndeshje. Informacioni në lidhje me këtë çështje do të jetë i disponueshëm në kohën e duhur.”

21-vjeçari tani është në rrezik të humbasë ndeshjen e Anglisë kundër Zvicrës të shtunën.

Çdo formë e ndalimit do të ishte një goditje e madhe për Gareth Southgate, i cili është tashmë është pa Marc Guehi për ndeshjen e tyre të çerekfinales në Düsseldorf.

Bellingham ka shënuar dy gola për Anglinë në “EURO 2024”, duke përfshirë golin e tij të fitores kundër Serbisë në hapjen e turneut.

Ndikimi i tij ka qenë i madh për “Tre Luanët” në Gjermani pas një sezoni të suksesshëm tek Real Madridi sezonin e kaluar.

(Kosova Sot Online)