Ja kush largohet përfundimisht nga Ajax

  • A.P /
  • 01 July 2024 - 18:02
Ja kush largohet përfundimisht nga Ajax

Georges Mikautadze është zyrtarisht një futbollist i Metz.

Sulmuesi 23-vjeçar rikthehet kështu te skuadra franceze, klub në të cilin kaloi gjashtë muajt e fundit në formë huazime, por ishte një periudhë të cilën e shfrytëzoi në maksimum duke shënuar 14 gola në 22 ndeshje.

Pas huazimit, Metz ka përfituar duke shfrytëzuar opsionin e blerjes nga Ajax dhe tani klubi francez po “fërkon” duart pasi Mikautadze është kthyer në epiqendrën e merkatos së verës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Ajax, klub që verën e kaluar shpenzoi 16 milionë euro për ta transferuar në Amsterdam, por që në janar hoqi dorë nga ai dhe tani kjo lëvizje mund të konsiderohet si një prej dështimeve më të mëdha të klubit holandez.

Ajax njoftoi përmes një komunikate zyrtare për shtyp se Mikautadze ëshët rikthyer te Metz.

“Mikautadze, sulmuesi që ka qenë i huazuar te Metz për gjashtë muajt e fundit, klubi francez ka vendosur që të shfrytëzoj opsionin e blerjes siç ishte në marrëveshje. Ky opsion është ushtruar, gjë që e bën të përhershëm transferimin e sulmuesit 23-vjeçar”, shkruhet në faqen e skuadrës holandeze.

Mikautadze zhvillojë një Europian fantastik, me sulmuesin që realizoi tre gola në katër ndeshjet e luajtura, por edhe pse tashmë është zyrtarisht lojtar i Metz ai është i destinuar që të largohet nga klubi, pasi për të ka shumë oferta.

Në Francë, Monaco ka nisur kontaktet e para, teksa për 23-vjeçarin interes ka shfaqur edhe West Ham.

(Kosova Sot Online)